VIDEO/ Propozim për martesë në ceremoninë e diplomimit, studentja i thotë 'po' të riut në Durrës

Mbrëmja e diplomimit në Durrës ka pasur një surprizë të këndshme, atë të një propozimi përpara studentëve.

Manuel Durraj ishte djali i cili i propozoi të dashurës së tij përpara syve të mijërave njerëzve teksa Angelina Doga tërhiqte certifikatën e diplomimit.

Ka qenë rektorja Kseanela Sotirofski e cila u asistoi për më tepër të rinjve, teksa u ngjitën në skenë duke replikuar dhe me batutën se tashmë dy të rinjtë duhet t’i sjellin fëmijët e tyre në UAMD.

Angelina ka lindur në Bulqizë dhe prej vitesh jeton në Tiranë, ndërsa Manueli është nga Fieri dhe jeton në kryeqytet.

Jetojnë të dy në të njëjtën lagje dhe pikërisht aty nisi 4 vite më parë lidhja e tyre e dashurisë, e cila tashmë së shpejti do të konkretizohet në martesë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë