Propozimet e Bashës: Duhet 
Dhomë Senati e më pak deputetë

Propozimet e Bashës: Duhet <br />Dhomë Senati e më pak deputetë
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dje paketën e tij për ndryshimet Kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor, të cilat parashikojnë ngritjen e Dhomës së Senatit dhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Opinion”, lideri i opozitës deklaroi se Senati i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të ketë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe mekanizma kontrolli.

Gjithashtu, një tjetër propozim i kryetarit demokrat është edhe ulja e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim mbajtjen në kontroll të kostos së vendimmarrjes së lartë politike. Sipas tij, përmes këtyre ndryshimeve rikthehet besimi tek vota e lirë dhe shmangen mjaft probleme të proceseve zgjedhore. “Propozoj krijimin e dhomës së senatit, i zgjedhur nga populli. Kemi modele, por senati duhet të jetë i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, do të jetë një Dhomë e Ulët e Parlamentit dhe do të marrë përsipër ato që sot i takojnë Gjykatës Kushtetuese, siç është p.sh referendumi etj.

Përcaktimin e një mekanizmi që deputetët të përgjigjen përpara njerëzve, mekanizma legjitimi kontrolli. Të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jenë një kozmetikë për të thënë që i hoqëm disa, por për të mbajtur në kontroll koston e vendimmarrjes së lartë politike të parlamentit dhe senatit. Ajo që ka rëndësi për mua është rikthimi i besimit tek vota e lirë. Pa këtë është e kotë të flasim për reformë zgjedhore. Hapi i parë për këtë është dekriminalizimi”, u shpreh Basha. Ai theksoi se Partia Demokratike nuk tërhiqet nga procesi i dekriminalizimit dhe kërkesa për testin e drogës.

Ai tha se miratimi i një projektligji për dekriminalizimi do të thotë ndërprerje e mandateve për deputetët dhe kryetarët e bashkive. “Asgjë nuk ka vlerë nëse ata kryetarë bashkie do vazhdojnë të mbajnë postet. Deputetëve dhe kryetarëve të bashkive u ndërpritet mandati menjëherë. Partia Demokratike nuk tërhiqet nga testi i drogës. Ç’a problemi ka që kryetari i Bashkisë apo deputeti i zonës, konsumon lëndë narkotike apo jo? S’ka asnjë problem”, u shpreh Basha. Kryetari PD përsëriti sërish se s’do të bëjë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste apo Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Është një diversion i pastër i Edi Ramës për të vazhduar martesën e tij korruptive me Ilir Metën. Nuk do të ketë koalicion me asnjërin”, deklaroi Basha. Kreu i PD nuk dha përgjigje nëse ka patur komunikime me kryeministrin Edi Rama për ndryshimet Kushtetuese, nisur nga një deklaratë e Berishës dy ditë më parë. “Këtij i është kërkuar primi për imunitetin dhe e ka refuzuar.

Çështja nuk është prim apo jo prim. Problemet e shqiptarëve sot janë dhunimi i votës dhe mospërfaqësimi i shqiptarëve. Kemi një parlament ku në listat e deputetëve futen, jo Ndocaj, por edhe Ndokën, Prengën etj. Si do t’i përfaqësojmë shqiptarët? Shqipëria e nesërme duhet të ketë një parlament me deputetë të cilët të përfaqësojnë vetëm interesin e qytetarëve”. 



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës