Propozimet e PD për uljen e TVSH për çmimet e shportës, ekspertët skeptikë: Prek buxhetin, mund të rritet evazioni fiskal! Efektet i jep pas 1 viti

Në vitin 2011 kur PS ishte në opozitë propozoi uljen e TVSH-së për disa produkte të shportës. Në projektligjin e hartuar atë kohë thuhej “furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, duhet të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen  në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012”. Por që u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga PD. Pas 10 vitesh është selia blu që propozon që TVSH nga 20% në 6% për të ulur çmimet e produkteve të shportës.

“TVSH-ja edhe sikur të hiqet impaktin nuk e jep më shpejt se 6 muaj ose 1 vit, vetëm atëherë mund të shohim nëse ka ndikim në ekonominë reale”, pohon eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

Duke qenë se TVSH  është një nga shtyllat kryesore e të ardhurave të buxhetit të shtetit, ekspertët janë skeptik për marrjen e një hapi në një moment të tillë, dhe kërkojnë studim të thelluar, pasi mund të nxiste evazionin fiskal.

“Taksa nuk ka ndikim vetëm të mbush arkën e shtetit, ka edhe qëllim kontrollin për të shmang evazionin fiskal dhe për të penguar keqfunksionimin e sistemit fiskal. Kështu që unë jam në favor të rishikimit por duke marrë parasysh disa kalkulime mi impaktin që do të ketë qoftë në zinxhirin e kostos qoftë edhe në faktin që çfarë masash duhet të marrë qeveria, çfarë dialogu duhet të ndërtojë me biznesin që kjo ulje taksash të mos shkojë në xhepat e oligarkëve”, thotë eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Po ashtu një hap i tillë i pastudiuar mund të sillte edhe rritje të importit, ndaj eksperti Vjoldi Danaj thotë se duhet stimuluar me masa të tjera prodhimi vendas.

“Ne nëse flasim për grurin dhe miellin që ne importojmë do të shohim që në të gjithë këtë terren që ne kemi shteti duhet të bëj një strategji që të motivojë të gjithë prodhuesit që atë grurë të mos e importojnë por ta prodhojnë dhe të jenë konkurrues këtu. TVSH-ja është e fundit kur nuk ka më, kur janë ezauruar të gjitha mundësitë atëherë mund të preket TVSH-ja, pasi edhe prekja e saj krijon një problem për arkën e shtetit pasi ka më pak të ardhura. Kjo TVSH e munguar që do të vijë nga 20% që është nëse shkon në 6% diku tjetër do të mblidhet”, pohon eksperti Danaj.

Aktualisht në vend janë disa sektorë paguajnë një TVSH të reduktuar si hoteleria apo investimet në agroturizëm.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 03/10/2021 07:17

    Po keta mf ekspertet cfare sugjerojne apo asgje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja