Propozimet, LSI përzgjedh tre
kandidatët për qarkun e Beratit

Propozimet, LSI përzgjedh tre<br />kandidatët për qarkun e Beratit
Lëvizja Socialiste për Integrim, ndryshe nga PS ka avancuar në procesin e emrave duke prezantuar pjesën më të madhe të tyre. Ditën e djeshme, strukturat e LSI në Berat janë njohur me kandidatët zyrtarë që kjo forcë politike do të ketë në këtë qark.
 
Pas marrëveshjes që kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, nënshkruan mes tyre, 3 bashkitë e qarkut të Beratit në të cilat përfshihet bashkia: Berat, Çorovodë dhe Kuçovë do të kenë kandidatët të propozuar nga Lëvizia Socialiste për Integrim.
 
Bashkia e Beratit ka përbërë edhe një surprizë, sa i takon përzgjedhjes që LSI ka bërë. Ndryshe nga pritshmëritë dhe qëndrimet e mbajtura se kandidati i LSI për këtë bashki do të ishte deputeti Gledion Rehovica, ajo i është besuar për tu drejtuar kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat, Petrit Sinaj.
 
Ndërkohë që në bashkinë e Çorovodës me mbështetje të plotë do të rikandidohet kryebashkiaku aktual, Nesim Spahiu. Strukturat e LSI, kanë vlerësuar punën e bërë nga Spahiu duke e cilësuar si ndër kryebashkiakët më të suksesshëm në këtë mandat që po mbyllet.
 
Bashkia e Kuçovës, i është besuar kandidatit të tretë të LSI-së në qarkun e Beratit në zgjedhjet e vitit 2013, Selfo Kapllanit. Deri më tani LSI ka prezantuar kandidatët e saj në bashkitë e Kukësit dhe Lezhës, ndërkohë që ka mbështetur edhe kandidatë të propozuar nga PS, siç ishte rasti i Keti Bazhdarit për Bashkinë e Shkodrës. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve