Propozimet për çështjen “Brexit”
priten në fillim të shkurtit

Propozimet e para të një zgjidhjeje për çështjen e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian priten të zhvillohen në fillim të muajit shkurt, bëri sot të ditur një diplomat evropian.

“Kam bindjen se një projekt konkret do të jetë gati në tryezën e bisedimeve në fillim të shkurtit”, u shpreh ky diplomat në kushte anonimati.

Këto propozime do të mundësojnë dakortësinë mbi një paketë masash në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian më 18 dhe 19 shkurt në Bruksel, në funksion të referendumit të parashikuar në Britaninë e Madhe deri në fund të vitit 2017 rreth një daljeje të mundshme të vendit nga BE-ja, fenomeni “Brexit”.

”Bisedime intensive janë zhvilluar midis zyrtarëve të lartë të Britanisë së Madhe, Komisionit Evropian dhe qeverive evropiane”, vijoi diplomati evropian

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0