Propozimet për ambasadorë, Gent
Gazheli në Turqi, Anila Bitri në Itali

Propozimet për ambasadorë, Gent<br />Gazheli në Turqi, Anila Bitri në Itali
TIRANE -  Komsioni i jashtëm i ka përcjellë Presidentit të Republikës kandidaturat për ambasador në Itali, Turqi dhe Kuvajt.Ish-kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave Gent Gazheli, i cili pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Turqi u kontestua nga opozita për shkak të mungesës së përvojës në diplomaci.

Ndërsa Anila Bitri pritet të jetë zëvëndësuesja e Neritan Cekës në ambasadën në italic. Nuk dihet cili do të jetë qendrimi i Pesidentit Nishani për këto dy emra, nisur nga konflikti i hershëm me maxhorancën për shkarkimin e Cekës dhe akuzave të opozitës ndaj figurës së Gazhelit.

Një propozim të tillë e kishte paralajmëruar ish-kryeministri Berisha, që e cilësonte lëvizjen e tij si pastrim figure. “Prej 18 muajve, së paku 13 herë i është kërkuar nga partnerët tanë largimi i tij i menjëhershëm nga drejtimi i agjencisë me një rëndësi nevralgjike në luftën kundër trafiqeve kriminale dhe terrorizmit. Me këtë emërim Rama, kërkon t’i japë imunitet diplomatik veprimtarisë së tij mafioze të larjes së parave duke patur në një vend shumë të rëndësishëm më të besuarin e parave të tij”, shkruante Berisha javë më parë në Facebook. Dhe kë ka kontestuar Berisha, Presidenti Nishani nuk e ka dekretuar.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi