Propozimi i ambasadorit amerikan për Britaninë: Braktisni paktin me Iranin, bashkohuni me ne

 Propozimi i ambasadorit amerikan për Britaninë: Braktisni paktin me Iranin, bashkohuni me ne

Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Britanisë të dielën të hiqte dorë nga mbështetja e saj për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe të bashkojë forcat me Uashingtonin për të kundërshtuar “kërcënimin global që Teherani paraqet”.

Pavarësisht kundërshtimit nga aleatët evropianë, Presidenti i SHBA-ve, Trump në maj nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje midis fuqive botërore dhe Teheranit, sipas të cilës sanksionet ndërkombëtare u hoqën në këmbim për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

Që atëherë, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar të mbajnë gjallë marrëveshjen, ndërsa Trump ka përgatitur sanksione të reja, duke thënë se një marrëveshje më e gjerë dhe më e balancuar është e nevojshme. Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson kritikoi Teheranin për financimin e “luftërave të ndërlikuara dhe veprimtarive malinje”, në vend që të investonte në ekonominë e saj. Ai tha se Irani duhej të bënte ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme që të silleshin si një vend normal.

Deri atëherë, Amerika po krijon presion dhe ne duam Britaninë e Madhe nga ana jonë. Është koha për të dalë nga marrëveshja me ta në 2015-ën. Ne po i kërkojmë Britanisë të përdorë fuqinë dhe ndikimin e saj të konsiderueshëm diplomatik dhe të bashkohet me ne, ndërsa ne udhëheqim një përpjekje të përbashkët globale drejt një marrëveshje vërtet të plotë.

Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë