Ka mbetur më pak se orë nga afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në një konferencë për shtyp, kreu i PDK, Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të Kurtit për Justina Shiroka-Pulën duke e quajtur si një alternativë të pranueshme.

Nga ana e saj, PDK propozon Eliza Hoxhën. Pas pak, PDK do të gjendet në sallën e Kuvendit të Kosovës për të vijuar me ligjin për Dhomat e Specializuara.

“E dimë që janë orët e fundit. Nuk duhet të ndodhte kjo, duhet të ndodhte shumë më herët. Duhet të kishte seriozitet në këtë çështje dhe për vendin, për situatën ku duam të çojmë vendin. Për PDK, do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim të votojmë ligjin dhe të përfundojmë këtë çështje. Kurti, edhe pse s’kemi pasur mundësinë të bisedojmë me Shiroka-Pulën, është emër i pranueshëm për president. PDK propozon si kundër kandidate Eliza Hoxhën”, tha Hamza.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Kurti propozon ish-ministren e PDK-së, Justina Pulën për Presidente! Hamza: Emër i pranueshëm, kandidatura jonë do të jetë Eliza Hoxhën