TIRANE - Dekreti i Presidentit të Republikës që propozon Genti Sejkon për postin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore është depozituar tashmë në Kuvend dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.
 
Nga mazhoranca nuk ka ende një qëndrim zyrtar ndaj emrit të ri të propozuar vetëm një ditë më parë, por do të jetë mbledhja javore e grupit parlamentar socialist që do të zbulojë qëndrimin e mazhorancës.
 
Dekreti pason një proces të nisur rreth tre muaj më parë, kur Kreu i shtetit ftoi zyrtarisht të gjithë personat e interesuar për postin e Guvernatorit që të aplikonin pranë Presidencës.
 
Gjatë kësaj kohe, Nishani, në intervistat e dhëna në media ka informuar mbi ecurinë e këtij procesi, duke bëri të ditur se nga 42 aplikantët ai kishte përzgjedhur 7 prej tyre.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)