Propozimi i Shehut:Amnistoni
kultivuesit e thjeshtë të kanabisit

Propozimi i Shehut:Amnistoni<br />kultivuesit e thjeshtë të kanabisit<br>
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka kërkuar të amnistohen të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit, duke bërë thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve. Shehu i kërkon qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit të dakordësohen me një amnisti të gjerë për kultivuesit e thjeshtë të kanabisit, të dënuar apo jo deri tani.

Në postimin e tij në “Facebook’, deputeti i PD thekson se drejtësia duhet të godasë stimuluesit, organizatorët, protektorët dhe përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi. Sipas tij, burgjet janë mbushur me gjynahqarë, ndërsa kriminelët e përgjegjësit e vërtetë shtojnë pasurinë.

"THIRJE PER AMNISTI NDAJ TE GJITHE FSHATAREVE TE THJESHTE, KULTIVUES TE KANABISIT, NDESHKIM PER PERGJEGJESIT! Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen per nje amnisti te gjere per te gjithe fshataret, kultivues te thjeshte te kanabist, te denuar apo jo deri me tashti. Burgjet jane me mijera te tille gjynahqare, qindra jane ne arrati, mijera jane nen terror nga shtetare; te cileve u kane paguar dhe “haracin”.

KRIMINELET E PERGJEGJESIT  E VERTETE PO SHTOJNE PASURINE. Zyrtaret e shtetit, pergjegjes dhe te ndeshkueshem per kete veprimatri edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pesojne asgje. Dje ne Tepelene e Memaliaj, banore te varfer, pa shprese, te keq perdorur edhe ne ceshtjen “kanabis”, me ngriten pikerisht keto probleme.

ASNJE MASE PER TE DY KRYETARET E BASHKIVE PERKATESE, TERMET PECI E DURIM ROSHI, AS PER DREJTUESIN E KOMISARIATIT TEPELENES EMILIANO PASHAJ, NDERSA AI I MEMALIAJT ARGENT SHYTI “GRADOHET” NE DIBER. I shtohet kesaj ne Qark edhe drejtuesi i sapo emeruar i komisariatit te Permetit, Feliks Hysi me te njetat probleme ky kur drejtonte policine ne Lac.

PADREJTESI DHE VETEM PADREJTESI KETO. Amnistia duhet realizuar per ata qe u keq perdoren dhe vazhdojne te keq perdoren. Drejtesia duhet te godase stimuluesit, organizatoret, protektoret e perfituesit e vertete te kesaj masakre masive droge e krimi!", shkruan Shehu.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat