Propozimi në Kongres, Trump
përgjysmon Lotarinë Amerikane
Politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, por tani ndërmerret edhe një hap tjetër. Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA.
Politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, por tani ndërmerret edhe një hap tjetër. Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards.
Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri më tani.
Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.
Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëveLigji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve. Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre.
Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në.
Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve.
Sipas Trump kjo rëndon
“punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.
Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit. Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56