Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në studion e REPORT TV për të komentuar projektvendimin e shumicës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, që synon bllokimin e arrestimit të deputetëve deklaroi se po bëhet, pasi Rama ka frikë nga drejtësia dhe kërkon ta bllokojë si në rastin e Tahirit.
“Është e qartë, kërkesa vjen nga Rama, pjesa që ka më frikë sot Reformën në Drejtësi dhe Tahiri është prova. Në të ardhmen do të kërkojë kokën e ministrave të tjerë të Ramës. Propozohet me një procedurë të përshpejtuar që të futet në parlament nga frika e Ramës.
Kjo shumicë vendosi që të mos e hiqte imunitetin, duke kërkuar prova, pra parlamenti i dha të drejtë vetes të bëhet gjykatë. Rama po kërkon të legjitimojë procesin anti-kushtetues që bëri me Tahirin. Ky është tregues i frikës së Ramës se do të vijnë procese të tjera dhe po krijon barrierën për kërkesat që mund të vijnë nga SPAK-u” deklaroi ai.
Ai konfirmoi se opozita nuk do t’i votojë ndryshimet edhe pse shumica i ka votat dhe do të veprojë si në rastin e Arta Markut. “Ne nuk e pranojmë këtë kërkesë. Rama i ka 71 mandatet për ta miratuar, ndoshta këtë herë nuk e ka Fylen që të kërkonte që të bëhej me konsensus. Ai do të mbyllë hallin e tij, ashtu sikur miratoi Arta Markun. Ashtu sikur ndryshoi Kushtetutën për KLGJ dhe KLP”.
Partia Socialiste përmes një projektvendimi kërkon që të qartësojë rregullat, kushtet dhe procedurat për arrestimin e deputetëve, duke vënë si kusht paraqitjen e provave bindëse nga ana e prokurorisë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një projektvendim në Kuvend, për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetëve apo ministrave, me kërkesë të Prokurorisë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43%
-
Njësoj
23.1%
-
Më keq
33.9%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht, 07:45
-
Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
1 Gusht, 07:23
-
Lajme të mira në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
1 Gusht, 07:18
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
1 Gusht, 07:10
-
Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane
31 Korrik, 22:58
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45