Propozimi PS:Check-up i detyrueshëm
për të punësuarit në administratë

Propozimi PS:Check-up i detyrueshëm<br />për të punësuarit në administratë<br>
Partia Socialiste propozon zgjerimin e fashës së personave, që do e kenë të detyrueshëm kryerjen e kontollit shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si Check Up. Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, gjatë interpelancës së kërkuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialiste, Ogerta Manastirliu, i propozoi kësaj të fundit që kontrolli shëndetësor bazë të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e administratës publike.

Gjithashtu, një deputetja socialiste propozoi që kryerja e Check Up të jetë pikë e kontratës së punonjësve në sektorin privat. “Duhet të jetë i detyruar kontrolli shëndetësor bazë në të gjithë punonjësit e administratës publike dhe duhet të jetë pikë e kontratës së punës për punonjësit e sektorit privat”, sugjeroi deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu.

Në përgjigje, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh e gatshme për implementimin e këtyre dy propozimeve. Manastirliu u shpreh se në Ministrinë e Shëndetësisë do të ngrihen grupe pune për t’i kthyer në akte dhe politika propozimet e bëra për zgjerimin e personave që do të bëjnë Chack Up-in.

“Padyshim, bashkë me ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrim në konsideratë të gjitha idetë tuaja, sugjerimet për të zgjeruar sa më shumë mbulesën ndaj këtij shërbim. Një grup pune do të fillojë menjëherë nga puna për të shqyrtuar dhe për ti përkthyer në akte dhe politika konkrete të gjitha këto sugjerime”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Në nëntor të 2016 qeveria zgjeroi bazën e përfituesve nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç. Në rast se do të aprovohen sugjerimet e bëra ditën e sotme në Parlament, kjo do të jetë hera e tretë që zgjerohet fasha e personave që do të përfitojnë nga analizat mjekësore pranë qendrave shëndetësore.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët