Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në zonën e 'Astirit" në Tiranë.
Bëhet fjalë për një hotel në katin e dytë të një pallati të banuar, në mes të Astirit, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.
Policia e Tiranës filloi procedimin për një 47-vjeçar, i cili filmoi me zë dhe figurë skenën ku një 40-vjeçare, ushtron aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, në një hotel në mes të lagjes së banuar në zonën e Astirit në kryeqytet. Në hetim është edhe gruaja që shfaqet në pamjet filmike.
Policia ka kryer veprimet e para, duke proceduar penalisht 40-vjeçaren për “ushtrim prostitucioni” dhe ish-punonjësin e hotelit për “moskallëzim krimi.
Aktiviteti kriminal që tashmë po hetohet nga policia, duket se u ka shpëtuar syve të banorëve të zonës, por pas publikimit të rastit ata thonë se veprimtari të tilla në komunitetin e banuar janë shqetësuese.
Banori 1: Mirë nuk është, s’ka njeri që të thotë është mirë!
Banorja 2: Shumë problematike, jetë e pasigurt për vajzat tona!
Banorja 3: si nuk është problem o djalë?! Problem është!
Banorja 4: Kemi fëmijë dhe kemi frikë t’i çojmë në shkollë, edhe është shumë problem, koha ka ardhur shumë e vështirë!
Report Tv kontaktoi me një nga punonjësit që tha se hoteli nuk ka shërbyer asnjëherë si vend për ushtrimin e prostitucionit dhe se ish-kolegu i tij ishte pushuar prej kohësh nga puna.
"Shiko, hoteli nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me çfarë është aty, është komplet vepër e personit përgjegjës, personit që ka bërë videon, hoteli nuk është i përfshirë në këtë gjë. Ai erdhi për të punuar me kohë të gjatë, nuk është se erdhi sot për nesër. Ish-punonjës, është hequr nga puna”, tha ai.
Në janar të këtij viti në këtë zonë u zbulua një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Qendra operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’ dhe që ishte vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në shtator u zbulua një qendër masazhi që shfrytëzohej si prostitucion.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
Lerini njerzit te punojne o spinune Prostutocioni ul perdhunimet o shtet palaqo
PërgjigjuProstitucioni eshte krim, turp, imoralitet dhe perversion. Sa me shume te ndalohet, aq me mire eshte. Dhe kurvlleku nuk i ul perdhunimet, perkundrazi, i shton ato. Kurvlleku dhe tradhtia jane dy perversionet qe demokracia e leshit ka. Se te guxonin ne kohen e Enverit dhe Hitlerit, iu qihesh rraca kush bente nga keto pislleqe.
O "shef Turi" Thirri pak trunit! Osh veprimtari ilegale! Përbën vepër penale! Kur të legalizohet, shko puno dhe ti, ose ço familjarët e tu!!!
T'a bëjmë te pallati jot ku kalojnë familjarët e tu, je ok? Prostitucioni bëhet në rrugë jo nëpër pallate me fëmijë.
Hotellet më 5 yje të Lalit dhe Edvin shqipfolësit !
PërgjigjuIshte tvoja sestra, ne vidish?!