MILANO – Një vajzë 25 vjeçare me kombësi moldave ka vendosur t’i japë fund shfrytëzimit të saj nga dy shqiptarë. Mbrëmjen e djeshme ajo ka denoncuar 33 vjeçarin Leonardo Nexha dhe 30 vjeçarin Xhaferr Bilka. Sipas mediave italiane, vajza moldave prej kohësh detyrohej të diltë në trotuaret e zonës Bollate dhe Paderno Dugnano. Në mbrëmje ajo dorëzonte të shqiptarërt shumës prej 5 -6 mijë eurosh si xhiro ditore. Dhë në këmbim asaj dhe vajzave u sigurohej banesa dhe ushqimi, ndërsa gjithë kohës mbaheshin në kontroll. Pa denoncimit dy djemtë u arrestuan në banesën e tyre ku qëndrohen edhe prostituta të tjera.

(aq/shqiptarja.com)