Prostitucioni, 30 në pranga
Italia: Bandë e pamëshirshme

Prostitucioni, 30 në pranga<br />Italia: Bandë e pamëshirshme
TIRANË - Arrestohen në Shqipëri dhe Itali eksponentet e një bande të pamëshirshme në rrjetin e prostitucionit të grave dhe vajzave. Sipas hetuesve italiane, anëtarët e bandës ishin aq të egër sa trafikonin edhe gratë dhe motrat e tyre.

Organizata kriminale u zbulua nga qytetarët e lodhur nga pushtimi me prostituta dhe shpërndarës droge. Në kuadër të megaoperacionit “Tempesta” të realizuar nga policia italiane dhe ajo shqiptare u arrestuan 30 persona, mes tyre Eugen Çaushi, vëllai i bashkiakut të Roskovecit në Fier, dhe 6 shqiptarë të tjerë.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion, si dhe me trafikimin e narkotikëve.
 
MES TE ARRESTUARVE VELLAI I BASHKIAKUT TE ROSKOVECIT
Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Roskovecit në Fier, ka qenë një ndër 30 personat e arrestuar gjatë megaoperaciot të policisë italiane për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të prostitucionit dhe drogave nga Shqipëria në Apenine. 

Mediat italiane raportojnë se është dashur 1 vit hetime për të dokumentatuar aktivitetin dhe vënë në pranga pjesëtarët e bandës së prosticionit.
 
Operacioni konfirmohet nga Policia e Shtetit, që bën të ditur se Eugen Çaushi, vëllai i kreut të Bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushaj, u arrestua në Tiranë, pas kërkesës së autoriteteve italiane, për qëllim ekstradimi.
 
Të njëjtat burime thanë se të arrestuarit akuzohen se trafikonin femra për qëllime prostitucioni në drejtim të Italisë, ku shfrytëzoheshin në rrugë dhe shpesh herë këta persona i dhunonin vajzat të cilat refuzonin të prostituonin.
 
30-vjeçari Eugen Çaushi është arrestuar disa muaj më parë nga policia e Fierit, pasi në fushatën elektorale të zgjedhjeve më 23 qershor të vitit të kaluar ky shtetas dhunoi kandidatin e FRD-s, Mitat Hoxha.
 
Sipas zëdhënëses së Policisë së Shtetit Laura Totraku, në Shqipëri janë arrestuar 7 persona, nga të cilët Eugen Çaushi, Igli Metushi, Gazmir Shkurtaj, Daniel Lika, Eduarto Hoxha, Kreshnik Bendo dhe Edër Dorzi.
 
Operacioni i koduar “Tempesta” i koordinuar nga Prokuroria e Milanos, është zhvilluar në bashkëpunim me autoritet Policore Italiane, Greke dhe Rumune.

ORA 17:30 NXIRRNIN SI PROSTITUTA PËR 30 EURO GJYSMË ORE, EDHE MOTRAT E GRATË
Organizata kriminale u zbulua nga qytetarët e lodhur nga pushtimi me prostituta dhe shpërndarës droge. Sipas mediave italiane, hetimi ka nxjerrë në dritë ekzistencën e dy bandave, atë të prostitutave dhe drogës, ndërsa mes emrave përmenden edhe Geron dhe Mikel A, respektivisht 40 dhe 36 vjeç, të dënuar në Shqipëri për një vrasje të kryer në Belgjikë për të marrë hak për vrasjen e babait të tyre, si dhe dy shqiptarët e të tjerë, 41-vjeçari Eris K. dhe 37-vjeçari Mario S.

Vajzat ishin rekrutuar në përgjithësi në Shqipëri dhe Rumani, por kishte edhe bullgare ruse dhe moldave, të gjitha nga 23 deri në 40 vjeçe.

Në disa raste gratë janë detyruara të bënin zanatin e prostitës edhe motrat dhe gratë e të arrestuarve. Në lidhje me normat e përfitimeve, në qoftë se jashtë Milanos mjaftonin 30 euro për 30 minuta, brenda qytetit tarifa shkonte në 70 euro.

Të ardhurat janë riinvestuar në aktivitetin e drogës që menaxhohet nga një grup i dytë kriminal, lideri i së cilës është një shqiptar, i ndihmuar nga aktorë të tjerë të botës së krimit mes Shqipërisë, Greqisë, Firences dhe Milanos.

ORA 16: 40 POLICIA: 7 TË ARRESTUARIT ISHIN SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Policia e Shtetit zbardh emrat dhe detajet lidhur me 7 personat e arrestuar në Shqipëri.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Tempesta” të zhvilluar në bashkëpunim me autoritet Policore Italiane, Greke dhe Rumune, bënë të mundur kapjen e 7 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me shfrytëzim e femrave për prostitucion, si dhe me trafikimin e narkotikëve. Një prej të arrestuarve në vendin tonë në kuadër të këtij megaoperacioni është edhe Eugen Çaushi, vëllai i bashkiakut të Roskovecit. Arrestimi i këtyre personave u bë i mundur prej ditës së djeshme deri mesditën e sotme, nga sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Vlorë, Fier dhe Tiranë.
 
Sipas Policisë së Tiranës, shtetasit e arrestuar janë:
Igli Metushi, vjeç 21, nga Vlora, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana.
Gazmir Shkurtaj, vjeç 27, nga Vlora, i cili akuzohet pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike e tipit marijuana.
Daniel Lika, vjeç 28, nga Fieri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike.
Eduarto Hoxha, vjeç 37, nga Fieri, i cili akuzohet për trafikim i lëndëve narkotike, marijuana
Kreshnik Bendo, vjeç 24, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni
Eugen Çaushi, vjeç 30, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni
Edër Dorzi, vjeç 32, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
 
“Në kuadër të këtij operacioni, i cili është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani u bë i mundur ekzekutimi i urdhër arresteve për 30 persona, pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë.
 
 Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Milanos. Në kuadër të këtyre hetimeve u mundësua zbardhja e mekanizmit të veprimtarisë kriminale të zhvilluar nga këto dy grupe kriminale në kontrollin e aktivitetit të prostitucionit dhe në ripërdorimin e të ardhurave të përftuara në blerjen e narkotikëve, si dhe u identifikuan në Greqi dhe Shqipëri, përgjegjësit e dërgesave të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë,
 
Ndërkaq bëhet me dije se arrestimi i 7 personave të përfshirë në rrjetin e prostitucionit dhe drogës, ka për qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian, ku do të përballen me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

ORA 12:35 ARRESTOHET VELLAI I BASHKIAKUT TE ROSKOVECIT
Fillimisht u mësua se në kuadër të megaoperacionit "Tempesta" u arrestuan 28 persona, mes të cilëve edhe Eugen Çaushi, vëllai i kreut të Bashkisë së Roskovecit. Ky i fundit është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një person tjetër është vënë në pranga në Fier.

Burime për Shqiptarja.com kanë bërë të ditur se, gjatë natës Çaushi kishte qenë në Fier dhe dikush e kishte lajmëruar për operacionin që po kryhej dhe ai do të arrestohej. Në këtë kohë, ai ka tentuar të largohej por është vënë në pranga nga uniformat blu në Tiranë.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë karabinierë të Torinos, Firences, Lodit, Alessandria dhe Pavias, të cilët bashkë me policinë shqiptare kanë shkatërruar organizatën kriminale, që trafikonte femrat për t'i shfrytëzuar si prostituta si dhe lëndë narkotike që shitej në qytete të ndryshme të Italisë.
 
Hetimet janë bërë nga prokuroria e Milanos, që ka nxjerrë në dritë dy organizata kriminale të lidhura me njëra-tjetrën. Njëra e kishte bazën në Milano dhe merrej me shfrytëzimin si prostituta të femrave nga Europa Lindore. Ndërsa organizata tjetër merrej me trafikun e lëndëve narkotike, që transportohej në Itali nga Shqipëria.
 
Gjatë aktivitetit investigues të prokurorëve janë zbuluar edhe pergjegjësit dhe bazat për trafikun e femrave dhe të drogës në Shqipëri dhe në Greqi. Mediat italiane raportojnë se janë dashur 1 vit hetime për të dokumentatuar aktivitetin dhe vënë në pranga pjesëtarët e bandës së prosticionit.

Aksioni është zhvilluar pak ditë pasi në kryeqytetin Italian, Romë ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi që nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij, Alessandro Pansa.
 
30-vjeçari Eugen Çaushi është arrestuar disa muaj më parë nga policia e Fierit, pasi në fushatën elektorale të zgjedhjeve më 23 qershor të vitit të kaluar ky person dhunoi kandidatin e FRD-s, Mitat Hoxha.

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë