ITALI - Prej orëve të para të mëngjesit efektivët e Bergamos janë duke ekzekutuar 47 urdhrave ndalimi të lëshuara nga Gjykata. Urdhër-ndalimet janë lëshuar për pesë grupe kriminale të përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe italianë, të cilët akuzohen për favorizim dhe shfrytëzim institucioni në provincën e Bergamos.
Sipas policisë italiane hetimi ka filluar në muajin janar të vitit 2013 pas një ankese të bërë nga një prostitutë rumune për dhunë seksuale.
Shoqatat janë strukturuar në mënyrë hierarkike kryesuar nga "pronarët" e vendeve ku vajzat ishin të vendosur për të ushtruar prostitucionin. Pas tyre ishin "kontrollorët" të cilët shmangin ndërhyrjet e grupeve të tjera rivale kriminale dhe në fund vinin ata që mblidhnin lekët për zonën ku qëndronin prostitutat.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com