Prostitucioni, sekuestro
2.5 mln euro vëllezërve Shehu

Prostitucioni, sekuestro <br />2.5 mln euro vëllezërve Shehu
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendos dje sekuestron e pasurisë së dy vëllezërve Sokol dhe Aleksandër Shehu, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash. Nga ana e togave të zeza është konfiskuar pasuria në vlerë 2.5 milionë euro, e fituar nga të pandehurit me anë të aktiviteteve e të paligjshme. Ishte prokurori i çështjes Adnan Xholi, i cili në seancën gjyqësore të shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës për konfiskimin e pasurisë së vëllezërve Shehu dhe dy miqve të tyre, lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar që kjo pasuri me vlerë mbi 2.5 milion euro t'i kaloi në pronësi shtetit. Nga ana tjetër, kjo kërkesë e prokurorit Xholi për konfiskim, erdhi vetëm pak kohë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe ajo e Apelit kishte vendosur sekuestrimin e kësaj pasurie, duke i dhënë kohën e mjaftueshme vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre të justifikojnë këtë pasuri. Shkaku që vëllezërve Shehu dhe miqve të tyre iu bllokua kjo pasuri, është bërë një procedim penal i nisur nga autoritetet greke në vitin 2006. Ata akuzoheshin për krijimit të organizatës kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimit të parave, të gjitha këto në bashkëpunim. Pas njoftimit nga pala greke, njësia Task-Forcës e prokurorisë së Tiranës, ps disa muaj pas hetimesh, identifikoi dhe bllokoi disa llogari bankare të vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre në Fier dhe Tiranë, të cilat që dje kalojnë përfundimisht në llogari të shtetit shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online