Aktivistë të Shoqërisë Civile, pedagogë të UT-së, qytetarë dhe ambientalistë, protestuan paraditen e djeshme kundër ndërtimit të parkingut nëntokësor në parkun Rinia në kryeqytet. Sipas tyre, ky nuk është i vetëm park që tjetërson hapësirat e gjelbëra, por ka dhe të tjera projekte të parashikuara nga Bashkia Tiranë. Shoqëria Civile kërkon nga kryebashakiku Erion Veliaj që të dëgjojë shqetësimet e tyre, ose në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestave deri në një referendum popullor. Ndërsa, sipas bashkisë, parku Rinia do të rikthehet në gjendjen që është aktualisht, pas punimeve për parkimin.
/Shqiptarja.com











