Protestë në Krutje: S’ka rrugë e
kanalizime, po falimentojmë

Protestë në Krutje: S’ka rrugë e<br />kanalizime, po falimentojmë
Qindra banorë të Krutjes kanë protestuar dje me datë 12 qershor për mungesën e shërbimeve dhe rënien drastike të mirëqenies së tyre. Ky komunitet më rreth 350 banorë ka vështirësi në infrastrukturën rrugore, kanalizime dhe në grumbullim të mbetjeve urbane.

Banorët thonë se ekonomia e tyre ka rënë si shkak i mungesës së infrastrukturës të shitjes së produkteve bujqësore që prodhojnë, duke i detyruar që të tregtohen me çmim të ulët. ‘’ Kemi probleme të shumta. Plehrat nuk mblidhen. Nuk ka rrugë. Në 3 rrugët e fshatit janë të pashtruara dhe nuk ka asnjë ndriçim. Bashkia kërkon edhe taksë gjelbërimi kur nuk ka mbjellë asnjë pemë. Është bërë për të ikur nga ky vend, sepse jemi pa rrugë, nafta e shtrenjtë dhe çmimi për prodhimet është i ulët’’, kanë thënë ata.

Kjo protesta e është mbështetur edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Lushnjës. ‘’ Protesta e tyre është e dejtë dhe qytetarët duhet të reagojnë në këtë formë ndaj çdo qeverie që nuk mban premtime”, ka thënë Myslym Murrizi.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore