Protestë për “Kunatin e
shokut Xhelul”, dhunohet Tahiri |  |

Protestë për “Kunatin e<br />shokut Xhelul”, dhunohet Tahiri |  |
Të rinjtë socialistë kanë protestuar sot në Tiranë kundër favorizimeve flagrante që njerëzit e pushtetit u bëjnë familjarëve të tyre për afera fitimprurëse.

Me pankarta ku denonconin favore të pushtetarëve ata protestuan krah Ministrisë së Brendshme dhe në fillim të rrugës pedonale, ku kryebashkiaku Lulzim Basha ka vendosur kioskat 3 mijë eurosh të menaxhuara nga një kompani me lidhje të drejtpërdrejta me kunatin e Bashës, Erion Isufi.

Por policia dhe oficerë civilë në zonë, u kanë hequr pankartat protestuesve dhe janë përballur me deputetin socialist Sajmir Tahiri, duke i bllokuar protestën, siç shihet qartë dhe në kronikën e përcjell nga Vizion plus.

Reagon Tahiri në Facebook: Turp!

Deputeti i PS, Sajmir Tahiri ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj tij në rrugën pedonale në Tiranë. Në faqen e vet në Facebook, deputeti Saimir Tahiri shkruajti në mbrëmje: Gangsterrat sot bëjnë ligjin! Pushteti bashkë me polici, struket pas frikës dhe zullumit...Trupi është shumë pak!!!”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik