LAOS - Qeveria kineze ka evakuuar më shumë se 3,000 e shtetas të saj nga Vietnami pas një valë e trazirash antikineze, pas vendmit për të ndërtuar një platformë nafte në një zonë të kontestueshme në Detin e Kinës Lindore.
Lajmi bëhet i ditur nga agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua e cila bën me dije se Pekini ka rregulluar fluturime çarter dhe anije për të përshpejtuar evakuimin. Ndërkaq nga trazirat të paktën dy shtetas kinezë kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë janë të plagosur.
Ndërkohë të shtunën qeveria Vietnamese bëri thirrje për dhënien fund të protestave. Zyrtarët vietnamezë i cilësuan protestat si të paligjshme dhe se do të merren masat për ndalimin e tyre pasi po dëmtojnë stabilitetin kombëtar . Megjithatë, grupet disidente u kanë bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë protestat e tyre.
Zemërimi në Vietnam ka shpërthyer pas vendimit të Pekinit për të vendosur një platformë nafte në një zonë të kontestueshme në Detin e Kinës Lindore. Kjo çoi në konfrontime midis anijeve vietnamese dhe kineze në fillim të këtij muaji, pasi Vietnami kërkoi të ndalojë këtë veprim .
Nga ana tjetër Kina këmbëngul se do të vazhdojë punimet në ujërat e detit të Kinës Lindore , të cilat janë të kontrolluara nga Kina , por që pretendohet nga Vietnami dhe Tajvani.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com