TIRANE- Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, se në vjeshtë nis “pranvera shqiptare e mposhtjes së oligarkisë”, duke paralajmëruar protesta të fuqishme, ka shkaktuar pështjellim në radhët e demokratëve.
Edhe këtë herë PD është ndarë në dy grupe, pro dhe kundër protestave, por që bashkohen në një pikë, pavarësisht aksioneve politike, “duhet analizuar vota e 21 qershorit”. Qëndrimi i Bashës ka qenë në funksion të pretendimeve të opozitës për cenimin e standardeve zgjedhore dhe protestat i sheh si momentin më të mirë për të zbrazur tensionin e akumuluar në 21 qershor.
/Shqiptarja.com