Protesta, Arbiola Halimi sherr
me Bregun se kush është zonjë

Protesta, Arbiola Halimi sherr<br />me Bregun se kush është zonjë
Protesta e grave demokrate e zhvilluar të martën përpara kryeministrisë, duket se nuk ka qenë e menduar njësoj nga të gjitha. Gratë e Partisë Demokratike protestuan për ofendimet e kryeministrit Rama gjatë seancë së kaluar në Kuvend, por në fjalimet e tyre gjatë protestës ata përdorën jo pak fjalë që nuk u kanë hije grave e vajzave.

Pikërisht për këtë arsye, duket se kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu nuk mori pjesë në protestë.

Pas protestës, Bregu  ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” edhe një shprehje të Margaret Thatcher “Fuqia është si të jesh një zonjë… nëse do të duhet t’u thuash njerëzve që je, atëherë nuk je!”.

Ndërsa në një prononcim dhënë për Panoramën, Bregu ka dhënë këtë dhpjegim për mungesën e saj.

“Isha në një angazhim tjetër e më keqardhje m’u desh të mungoj, por ashtu si shkoi, ndihem më mirë që nuk isha dhe do t’u kërkoj kolegeve të mia të ulemi dhe të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht”, është shprehur ajo.

Por kjo deklaratë e Bregut, nuk është mirëpritur nga deputetja Arbiola Halimi e cila këtë të mërkurë, ka kishte shkruar këtë poezi në profilin e saj në Facebook.

“Ne bregun e lumit qendronte nje zonje/Syte i kish te mbyllur, se pa/ Kaloi nje Shqiponjë”, është poezia e postuar nga Halimi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'