Protesta, Balla apel PD: Mos
ketë dhunë, nuk na duhet '97

Protesta, Balla apel PD: Mos<br />ketë dhunë, nuk na duhet '97
N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi sot nga qyteti i Librazhdit se PD të protestojë sa të dojë, por vetëm trazira mos të ketë, pasi nuk na duhen më as ’97 as ’98.
 
Sot në Tiranë PD ka thirrur një protestë. Apeli im dhe i gjithë Librazhdit para kësaj proteste është: Protesta bëni sa të doni, por xhama mos thyeni, gurë mos hidhni, Shqipërinë mos e prishni sepse Shqipëria boll ka vuajtur këto 25 vite.
 
Nuk na duhen më as ’97 as ’98 sepse të parat që vuajnë më shumë nga dhuna janë nënat, janë motrat dhe ato që qajnë më shumë janë nënat e motrat.
 
Apeli im edhe një herë është të mos ketë dhunë, por vetëm protestë paqësore, pavarësisht se unë nuk gjej asnjë arsye për të qenë një qytetar i thjeshtë në atë protestë.
 
Në atë protestë nuk protestohet për vende pune, në atë protestë nuk protestohet për mirëqenie, nuk protestohet për shtet, por për të kundërtat e këtyre
” deklaroi ai.
 
Më tej Balla foli për projektet e qeverisë të cilat e kanë shndërruar Librazhdin dhe të gjithë Shqipërinë.
 
Ai tha se megjithatë shumë mbetet për t’u bërë dhe shumë do të bëhet në 4 vjeçarin e ardhshëm.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi