Protesta, Basha do niset nesër
nga selia me familjen/ Detajet

Protesta, Basha do niset nesër<br />nga selia me familjen/ Detajet<br>
Kryetari i PD, Basha ashtu sikur deklaroi sot, nesër do të marrë pjesë në protestë së bashku me familjen. Nisja do të bëhet nga selia blu drejt Kryeministrisë për të protestuar. Edhe në protestën e majit, Basha ishte së bashku me familjen.

Protesta e 27 janarit do të japë mesazhe jo vetëm me fjalimet e politikanëve, por edhe me simbolet e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sikur e cilëson opozita. Veprimet simbolike do te nisin rreth orës 09:00 ne sheshin ‘Skënderbej’ dhe do të vazhdojnë deri rreth orës kulmimin e protestës në 12.00, kur të nisë marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë.

Protesta e së shtunës zyrtarisht nis në orën 12:00, me mbledhjen e njerëzve para Galerisë së Arteve.

d.b/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane