Protesta, Basha mbledh aleatët në
selinë blu, shkon dhe Kryemadhi

Protesta, Basha mbledh aleatët në<br />selinë blu, shkon dhe Kryemadhi<br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e koalicionit opozitar në një takim në selinë blu, për përgatitjet e fundit të protestës së nesërme në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. 

Në tkaimin i cili ka nisur rreth orës 12:15 mësohet se merr pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila shoqërohet nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari. Nga aleatët e PD marrin pjesë Dash Shehi i LZHK, Nard Ndoka i PDK

Në fokus të këtij takimi janë detajet e fundit të përgatitjes së protestës së nesërme të opozitës. Protestuesit do mbërrijnë përpara Kryeministrisë nga tre drejtime selia e PD, sheshi Skënderbej dhe selia e Lëvizjes Socialsite për Integrim, për t'u tubuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. |

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane