Protesta, Basha me biznesin:
Regjistroni emrat e tatimorëve

Protesta, Basha me biznesin:<br />Regjistroni emrat e tatimorëve
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit te çadra e protestës përpara Kryeministrisë, ka paralajmëruar ndëshkim të ashpër për tatimorët kur demokratët të vijë në pushtet.  

Basha ftoi biznesin t'i bashkohet protestës së opozitës. Basha kërkoi nga përfaqësuesit e biznesit që të regjistrojë emrat e të gjithë zyrtarëve që abuzojnë me ta.

Sipas tij, abuzuesit do të përfundojnë pas hekurave kur ai të vijë në pushtet.

“Nuk do t’ju shpëtoni forcës së hekurt të ligjit të gjithë ju që terrorizoni biznesin, Republika e vjetër po vjen. Gjeni vrimën e miut. Hajdutët e veshur me pushtet nga i pari tek i fundit, ta harrojnë se do shpëtojnë, por do marrin atë që meritojnë. Askush nga nëpunësit e shteti të mos i binden urdhrit të Ramës, në këtë grahmë të fundit të Republikës që po ‘vdes’. Mos ju bindni Republikës së paligjshme, në të kundërt do përfundoni pas hekurave. Shqiptarë dhe shqiptare, ngihuni dhe bashkojuni rezistencës. Biznese rezistoni dhe regjistroni çdo emër të çdo zuzari të veshur me pushtet. Do përgjegjeni një për një para ligjit të Republikës së Re. Nga e hëna e kësaj jave biznesi po pëson një masakër, terror të vërtetë nga Rama, Ahmetaj dhe nga këta kryebashkiakë të papërgjegjshëm. Kjo qeveri vjedh paratë e taksve të shqiptarëve dhe u janë vërsulur bizneseve të vogla. Me gjoba, inspektime pas inspektimeve, këtë e dinë të gjithë. Duhet të hiqet kjo censurë dhe media duhet të pasqyrojë dramën e këtyre bizneseve", u shpreh Basha.

Kreu i opozitës iu referua edhe premtimit të qeverisë për rritjen e pagave me 10%, duke e konsideruar këtë mashtrim.

"Po t’i biem lapsit të së vërtetës dhe jo kunjit të mashtrimit që i bie Edi Rama, i bie që me premtimin për rritje 10% i ka borxh ende popullit. Jo vetëm që nuk ka rritje të fuqisë blerëse por qeveria e mashtrimit i ka borxh shqiptarëve 11% më shumë", tha ndër të tjera kryetari demokrat.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS