Protesta, Basha:S'ka rrugë tjetër,
vepruam si në çdo vend evropian

Protesta, Basha:S'ka rrugë tjetër,<br />vepruam si në çdo vend evropian<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë para Kuvendit të Shqipërisë, me qëllimin për të bllokuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. Basha shkruan në 'Facebook' se protesta e djeshme tregoi se ky vend ka burra dhe gra, të rinj e të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, lufotjnë, sakrifikojnë dhe nuk pranojnë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin.

Sipas tij, shqiptarët protestuan brenda dhe jashtë Parlamentit si në çdo vend evropian, ku shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. Ndërsa paralajmëron se protestat do të vijojnë, pasi sipas kreut të PD, nuk ka rrugë tjetër.

"Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri#Demokraci #Drejtësi", shkruan Basha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike