Protesta, Basha: S’do preket asnjë
fije floku.Kryemadhi kundër Berishës

Protesta, Basha: S’do preket asnjë<br />fije floku.Kryemadhi kundër Berishës<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në protestën e 27 janarit nuk do të ketë dhunë. Ai u shpreh se nuk ia vlen të sakrifikohet asnjë një fije floku për Ramën. “Nuk dua të bëhem kryeministër përmes protestës. Nuk ia vlen të sakrifikohet asnjë një fije floku për Ramën. Protesta do jetë masive. Kjo është përgjigja më e mirë për Edi Ramën” deklaroi Basha në opinion.

Duke u kthyer te marrëveshja e 17 majit para zgjedhjeve të 25 qershorit, lideri demokrat u shpreh me paktin që bëri me Ramën shmangu luftën civile. “Unë në maj shmanga luftën civile! Ajo që bëra unë në maj, shmangu luftën civile” deklaroi ai.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se deri në qershor opozita nuk do të bëhet shkak për dështimin e negociatave me BE. “Rama të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim vëllain, gruan, nënën.  Deri në qershor, ne si opozitë nuk duam të jemi shkaku i asnjë dështimi që do t’i ndodhi qeverisë shqiptare si institucion, jo Edi Ramës.

Edi Rama duhej të ishte në burg për shkeljen e kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës,  që me thirrjen që u bëri policëve për zgjedhjet e 25 qershorit
”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI është pozicionuar kundër Berishës përsa i përket deklaratave për djegien e mandateve.  “Djegia e mandateve është një lojë e Edi Ramës”. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane