Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka ironizuar praninë e madhe të policisë në protestën e opozitës. Në mbyllje të protestës, Strazimiri shkruan në ‘Facebook’ se ‘fatmirët’ dhe oficerët e Sigurimit ishin pjesa më zbavitëse e kësaj dite të mrekullueshme, veçanërisht me maskat ‘kundër-gaz’, që i kishin varur si brekë.
/Shqiptarja.com
“‘Fatmirët’ dhe oficerët e Sigurimit që rrjeshtonin policët sot në Bulevard, ishin pjesa më zbavitëse e kësaj dite të mrekullueshme, veçanërisht me maskat "kundër-gaz" që i kishin varur si brekë...
P.S. më duket se po kërkojnë "play off" të "ndeshjes" 1990-1991😉😉😉 NE gati jemi...!!! Rast i mirë për të ndreq gabimet e asaj here...! Vendi i takimit dihet, ditën dhe orën e caktojmë kollaj”, shkruan Strazimiri.
(Postimi i deputetit Gent Strazimiri)
d.c./shqiptarja.com











