Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin zhvilluan një takim me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
 
Takimi i dy diplomatëve me deputeten e PD nisi rreth orës 12:00 në një nga lokalet e kryeqytetit dhe përfundoi rreth orës 13:00.
 
Edhe pse nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes palëve, referuar aktualitetit politik, çështjet në tryezë kanë qenë kriza politike pas bojkotit të PD dhe bllokimi i Vettingut.
 
PD kërkon qeveri teknike, pasi në të kundër ka deklaruar bojkot të zgjedhjeve, ndërsa Rama i ka mbyllur derën kësaj kërkese, por Meta u shpreh mbrëmë se kreu i PS dhe PD duhet të ulen dhe se vendi ka nevojë për një qeveri besimi.



dy.b/shqiptarja.com