Ish deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari e shikon tubimin qytetar të 2 marsit të thirrur nga presidenti Meta si të nevojshëm për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe kushtetutës. I ftuar në emisionin '45 minuta', Brahimllari, i pyetur nga gazetari Denis Minga se a to të marrë pjesë LSI në protestë, tha se ai vetë si qytetar do të jetë i pranishëm së bashku me familjen e tij, duke lënë të kuptohet se kjo protestë do të jetë paqësore apo në 'mënyrë shembullore' siç e cilëson presidenti Meta.
Megjithatë Brahimllari tha se në ditë në vazhdimi opozita e bashkuar do të dal me një qëndrim të unifikuar për protestën nëse do të jetë e pranishëm apo jo në të. Fakti që Brahimllari theksoi se 'ai do të jetë atje si qytetar', lë të kuptohet se pavarësisht vendimit të opozitës së bashkuar, LSI mund të shfaqet në tubimin e 2 marsit 'si qytetarët' në mbrojtje të ligjit.
'Unë si qytetar i këtij vendi do të jem atje në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe kushtetutës së republikës. Opozita e bashkuar do mbajë një qëndrim për këtë çështje, do jetë i përbashkët. Unë do jem atje bashkë me familjen time. Hitleri nuk bëri ndonjë gjë më shumë seç po bën Edi Rama tani, janë në të njëjtën fazë. Është grusht shteti institucional që po bëhet në republikën e Shqipërisë', tha Brahimllari
Edhe për ish deputetin e LSI-së mazhoranca po kryen një grusht shteti duke kapur institucionet, ndërsa theksoi se Kuvendi, që sipas tij është ilegjitim, duhet t'i rikthehet qytetarëve. Ai akuzoi mazhorancën se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe po tenton të kap dhe Presidencën përmes përplasjes që krijoi me KED. Brahimllari tha se në protestën e 2 marsit, do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve.
'Unë nuk di çfarë do ndodhë në 2 mars, por kryeministria dhe parlamenti duhet t'i kthehen qytetarëve sepse janë institucione ilegjitimë. Është diskutuar mbi hapat që ka marrë kjo mazhorancë për të kapur dhe faktet se si është kapur gjithë sistemi i drejtësisë, dhe si po tentohet të kapet presidenca, me mënyrën e veprimit të KED në kundërshtim me ligjin. Është sqaruar dhe është bërë e qartë situata mbi këto fakte. Do ketë një vendimmarrje por 2 marsi është pjesëmarrje qytetare, që buron nga e drejta e funksionimit e shtetit të së drejtës. Qytetarët do të jenë masivisht pjesëmarrës sepse të gjithë kërkojnë drejtësi, dhe institucione të pavarura', tha Brahimllari.
Jemi shtet parlamentar jo presidencial qe te vendos presidenti
PërgjigjuKy komandanti i shpellareve te unazes Edhjet Brahimkari duhet te jete patjeter bashke me Klevis krricin e Faros dhe me larasken pa bisht Lindita protoduari se kane eksperince njevjecare ne bllokimin e rruges per qytetaret e Tiranes.
PërgjigjuMos harro te marresh ate by...... n è Fahriut edhe noj nji nga fshati Astir edhe behuni te gjithe bashke me Liken dhe beni dashuri duke luftuar "grushtin e Shtetit" fandaksur ne mendjen tuaj.
Përgjigju