TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me strukturat e partisë në kuadër të protestës që do të mbahet në 20 shkurt. Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike ku u vendos që marshimi i protestës të bëhet në orën 14:00, orë në të cilën sipas Bashës u rrëzua edhe busti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Marshi i protestës do të zhvillohet në sheshin “Skëndërbej”. Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë se kreu i partisë Basha ka kërkuar angazhim maksima nga të gjitha strukturat e PD-së në rrethe.
Mbledhja
Pavarësisht se takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, burime nga selia blu bëjnë me dije se pjesë e organizimit të protestës së 20 shkurtit janë të gjithë përsonat që kanë një post në parti. Konkretisht të deleguarit e Bashës për të zhvilluar zgjedhjet e brendshme në PD do të kërkojnë nga takimet me militantët që ata të vijnë në Tiranë në ditën e protestës. Krahas atyre edhe deputetët do të ikin nëpër qarqet ku janë zgjedhur në mënyrë që të thithin sa më shumë anëtar për në protestën e opozitës dhe se organizatorët duhet të garantojnë edhe transportin për të gjithë militantët.
Mësohet gjithashtu se kreu demokrat ka kërkuar një pjesëmarrje të lartë sidomos nga qytetet e mëdha ku përveç Tiranës, ka kërkuar angazhim maksimal të strukturave të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Fierit, Korçës, Vlorës, Peshkopisë dhe Lezhës. Një tjetër detaj ka të bëjë me pankartat që pritet të shfaqen në këtë protestë dhe që kanë të bëjnë me situatën e rendit, papunësinë, premtimet e pambajtura për shëndetësi falas apo të tjera premtime të artikuluara nga Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 Qershorit.
Krahas kësaj, strukturat e PD-së kanë nisur duke thirrur militantët për në protestë nëpërmjet mesazheve në telefonat e tyre celular. Konkretisht grupseksionet duke pasur një bazë të dhënash të të gjithë militantëve të tyre kanë dërguar mesazhe në celularë nga ku i udhëzojnë se si do të mblidhen ata për të ardhur në Tiranë ditën e protestës.
Protesta
Marshimi i protestës nga ana e opozitës pritet që të bëhet në sheshin “Skënderbej” në orën 14:00 nga ku protestuesit do të marshojnë drejt qeverisë. Edhe pse kjo është paralajmëruar si një marshim paqësorë, nga ana e krerëve të opozitës ka pasur deklarata të vazhdueshme që në datën 20 shkurt të rrëzojnë qeverinë Rama. Një nga arsyet se përse kreu i PD-së po kërkon një pjesëmarrje kaq të madhe është edhe fakti se i druhet një dështimi, siç ishte protesta e parë e zhvilluar nga opozita demokrate e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, ajo për zgjedhjet e pjesëshme në Korçë.
Në atë aktivitet u pa një pjesëmarrje shumë e pakët portestuesve. Kësisoj Basha duket se nuk kërkon që të bëjë një tjetër figurë të keqe para anëtarësisë së Partisë pasi me protestën e parë u pa qartë se forca e opozitës ishte pakësuar shumë pas zgjedhjeve parlamentare.
Veç kësaj, opozita ka rreth 2 muaj që përgatit skenarin për të oranizuar këtë protestë në Tiranë. Kjo pasi ish-kreu i demokratëve, Sali Bersiah ka rreth 2 muaj që bën thirrje ditë për ditë që qyetarët të dalin në protesta, gjë kjo që u konkludua me marrëveshjen që arriti me Bashën për të nxjerrë opozitën në shesh pasi protestat e mëparshme ishin organizuar nga shoqëria civile.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com