"Kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive, por gjithsesi s’dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë le të shërbejë si shkëndije të ndezë shoqërinë. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që ndezë partinë e vet, që drejton dhe një njeri që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtur autoritetin brenda shtëpisë së vet e ka të vështirë të jetë i pari i qytetit apo i pari i fshatit”, tha ai.
Sipas Patozit, "në kushtet kur opozita merr përsipër të nxisë protestat masive, kjo sipërmarrje kërkon lidership të fortë politik, tiparet e të cilit në gjykimin e tij, qartazi mungojnë tek Lulzim Basha". Ish-numri dy i PD për një kohë të gjatë, vlerëson se "Basha ende vijon të anashkalojë platformën e shumë ish drejtuesve të PD-së, për ndryshime statutore". Për Patozin, ky është një problem që i mbetet Bashës.
Nënkryetari i PD i cili bashkë me disa figura të njohura të partisë është distancuar nga lidershipi i ri i partisë, thotë gjithashtu se për ta nuk ka më kthim pas. "Do të vijojnë takimet me demokratët në mbarë vendin, me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike", thotë Patozi ndërsa sqaron se nuk do t'i jepet askujt kënaqësia për krijimin një force të re politike.
Për Patozi ka rëndësi jetike respektimi i forumeve të Partisë, që janë anashkaluar nga Basha sipas tij edhe në aleacën e krijuar me LSI-në. Këtë marrëdhënie ai e gjykon të panatyrshme, të parakohshme, ndersa këmbëngul për informacionin që duhet tu jepet demokrateve nga kryetari Basha. Ndërsa selia blu tashmë vizitohet dendur nga bashkëpunëtorët e Bashës dhe aleatët e vjetër dhe të rinj, ende nuk ka sinjale që në seli të rikthenen ish drejtues dhe deputetë të saj./RTSH/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










