Protesta e 6 dhjetorit, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë nga Korça: Opozita ka treguar prirjet pro euro-atlantike

Tedi Blushi dhe Endrit Brahimllari nga Korça, kanë hedhur akuza për Bashkinë e Qytetit Juglindor për drejtimin e saj, si dhe për keqqeverisjen e pushtetit aktual, duke thënë se 14 maji do të jetë dita kur pushteti do i kthehet qytetarëve. Gjatë deklaratës Blushi dhe Brahimllari, theksin e vunë tek zbrazja e qytetit të Korçës, ndërkaq ata folën për anëtarësimet e reja të dhjetëra të rinjve në pak muaj pranë Partisë së Lirisë.

Për protestën që do të zhvillohet nga opozita në 6 dhjetor, Blushi tha se Partia e Lirisë është një parti e cila ka lindur nga protestat dhe është çdo ditë në protestë dhe se opozita i ka treguar prirjet pro euro-atlantike.

Për primaret ku nuk kanë marrë pjesë kandidatë të Partisë së Lirisë, ai shtoi se kjo parti nuk ka lëshuar terren për Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha, por ata po i përmbahen një marrëveshje të hapur, e cila ka vetëm një qëllim për shkatërrimin e këtij sistemi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë