Protesta për Teatrin/ Rama: Shumë yje u shuan pa një skenë normale! Partitë e tallashit do e kuptojnë që po ia fusin kot

Protesta për Teatrin/ Rama: Shumë yje u shuan pa një skenë normale! Partitë e tallashit do e kuptojnë që po ia fusin kot

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë drejtpërdrejtë protestat e zhvilluara nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar, megjithatë nuk i ka kursyer mesazhet e nënkuptuara. Duke publikuar disa foto nga Teatri i Operas dhe Baletit, tashmë i rokonstruktuar,  kreu i qeveri shprehë keqardhjen që yje të konematografisë shqiptare janë shuar pa pasur mundësinë për të luajtur në një skenë ashtu siç e meritonin, e ndërsa thotë se përgjigje për këto protesta do të jetë Teatri i Ri që do ua vërtetëojë që e kanë pasur gabim që e kanë kundërshtuar.

Ironia nuk ka munguar edhe për opozitën më konkretisht, si forca politike që iu bashkuan kësaj proteste, duke i cilësuar si partitë e tallashit e teneqesë, dy materiale të cilat sipas ekspertëve përbënin godinën e Teatrit.

"Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapësire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m'u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar... Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!

Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale! Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t'i ndihmojnë̈ edhe disa të rinj që gabimisht u janë "bashkuar" ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet", shkruan Rama.

Për më shumë se dy orë, në protestën e thirrur nga Aleanca u mblodhën pasditen e djeshme përpara Ministrisë së Brendshme kundër shembjes së Teatrit, e ndërsa kanë bërë me dije se protestat do të vijojë të mërkurën në orën 17:30.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fantazira: 19/05/2020 13:30

    Ky zoteria ka 22 vjet ne skenen politike, kujt ia kerkon keto? Investon lekun e madh ne stadium e teater qe as 10% te popullates nuk i intereson dhe pjesa tjeter ne meshire te fatit.

    Përgjigju
    • Toni: 19/05/2020 14:14

      O “fantazira” pse fantazon si i fantazuar?! Për stadiumin lekët i dha privati që mori hotelin dhe FSHF që është organizatë jo qeveritare! Sigurisht që për teatrin e operës dhe baletit duhej bërë investimi sepse populli ka nevojë edhe për ushqimin e shpirtit jo vetëm të barkut! Vetëm shpellarista pa tru,pa shpirt dhe pa ndjenja janë kundër investimeve në art dhe kulturë!

  • Populli: 19/05/2020 12:54

    Nese mendoni keshtu.. Rama eshte i vetmi qe ne cmendurine i e tij eshte me i kthjellet se te gjithe.. Te tjeret qe presin ne pusi te pushtetit si hiena jo vetem qe jane batakcinj, vrases dhe kriminele te popullit por Jane dhe primitive... Populli pret te zhdukeni ju pavaresisht se nuk jane dakort me Edin.. Besoj dhe Edi kete pret duke e kuptuar shume mire popullin tij...

    Përgjigju
  • Flori: 19/05/2020 10:39

    Robt ku ti kesh o legen.....

    Përgjigju
  • Edi eshte psiko: 19/05/2020 10:16

    Sa e rende eshte semundja mendore e ktij. Nuk e le te heqi dore nga idiotsia e vet. Shume rende

    Përgjigju
  • Konjak: 19/05/2020 08:31

    Po ku jeshe more i uruar , shiqir qe erdhe e na e bere shqiperine drite , po si s'i therrisni mendies , e te silleni ata qe jeni , ashtu sic jeni , po na shet fantazira pa hesap , sikur te ishim andej nga mesjeta , po c'jane keto fruta aguridh qe po na servir . Po populli i heq ne kurriz paaftesite e tua , kujt ja shet ato pallavra , se shqiperine e paske bere evrope , se me ne fund gjetem njerine e duhur per te na udheheq . Po ne s'kemi ekonomi as te pime nje kafe rehat ne shtepite tona , pa le per salltanete qe na tregon zotrote .Per ca baipase e per ca kopshte , jane ndertuar me gjakun dhe djersen e popullit , duke na mohuar rrogat dhe pensionet , duke na futur ne borxhe , sa nuk do ti shliejn dot as femijet tan , apo me tej , e ti na shet se paske bere mbrekullira , por edhe ato pak gjera, jan bere me parat tona te mohuara nga ti zoteri KM.Mbaro mandatin , dhe shko ne te miren tende , se na bere cope-cope .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë