Protesta e banorëve të '5 Majit' që iu shembën shtëpitë nga rikualifikimi urban, Bashkia Tiranë: Lizë Marku merr 356 m2 banesë me hipotekë! Ja sa përfitojnë të tjerët

Protesta e banorëve të '5 Majit' që iu shembën shtëpitë nga rikualifikimi urban, Bashkia Tiranë: Lizë Marku merr 356 m2 banesë me hipotekë! Ja sa përfitojnë të tjerët

Liza Marku gjatë protestës së banorëve të 5 Majit

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve të lagjes '5 Maji', banesat e të cilëve janë prishur për shkak të rikualifikimit urban, ku thotë se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës.

"Banorët që protestojnë me pretendimin se Bashkia e Tiranës nuk i ka informuar dhe se ata do të mbeten në rrugë, duket se janë të nxitur politikisht dhe nuk pranojnë të firmosin kontratat e sipërfaqeve të reja që përfitojnë, të cilat mund t’i nënshkruajnë në çdo moment pranë njësive administrative Nr.4 dhe Nr.8. Pjesa tjetër e banorëve, që preken nga projekti i lagjes së re, I kanë firmosur kontratat me Bashkinë e Tiranës, sipas asaj çfarë parashikon VKM e shtatorit 2021, e cila thotë shprehimisht se këta banorë kompensohen 100% me shtëpi në pallatet e reja, me të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë të banesës që zotërojnë aktualisht", njofton Bashkia.

Po ashtu ata kanë publikuar edhe një listë se sa m2 banesë përfitojnë këta banorë, ku theksohet se Liza Marku, që u bë simbol i protestës, do të marrë 356 m2 shtëpi me hipotekë, në pronësi të plotë, që mund ta trashëgojë sipas ligjit.

Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit, por banorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se nuk do të marrin dëmshpërblimin që i takon.

Lista e publikuar sipas Bashkisë:

Liza Marku - Familja e saj ka një objekt prej 356 m2, shtëpi banimi të palegalizuar, dhe nëse firmos akt marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës sot, do të përfitojë 356 m2 shtëpi, apartament, me hipotekë, në pronësi të plotë, që mund ta trashëgojë sipas ligjit.

Mark Deda, edhe pse ka ndërtuar pa leje dhe ndërtesën e ka ende në proces legalizimi për sipërfaqen 106 m2, falë VKM-së së shtatorit ai do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe prej 106 m2 në godinat e reja të lagjes së re. Banesa e tij e re do të ketë edhe hipotekën përkatëse.

Fadil Mziu ka një pronë 239 m2 truall dhe 187 m2 ndërtesë. Kontratën e ka gati dhe mund ta firmosë kur të dëshirojë: Sipas kontratës përfiton 187.1 m2 sipërfaqe banimi dhe në shkëmbim për truallin, merr edhe 115.94 m2 sipërfaqe banimi. Gjithsej, Fadili përfiton 303 m2 shtëpi banimi.

Klodian Laçi ka aplikuar për bonusin e qirasë. Ai ka 215 m2 truall dhe 98 m2 ndërtesë. Klodiani do të përfitojë 98.4 metra ndërtim, për sipërfaqen e banimit, dhe 104 metra ndërtim banesë për truallin. Gjithsej përfiton 202 m2 shtëpi banimi, sapo të firmosë kontratën që e pret në çdo moment.

Laureta Nikolli, jopërfituese, e bija e Gjin Nikollit. Gjin Nikolli ka 131.8 m2 ndërtesë dhe do përfitojë 131.8 m2 banesë.

Anila Gaxhenji, përfituese, banesa e së cilës është në proces legalizimi me sipërfaqe aktuale 278 m2 ndërtesë. Edhe sipërfaqja që do të përfitojë sapo të firmosë kontratën që e ka gati, është po 278 m2 shtëpi banimi.

Bekimi Çerri banon në shtëpinë e vëllait, Kujtim Çerri, i cili ka 42.7 m2. Do të përfitojë po ashtu 42.7 metra shtëpi banimi.

Flora Mhilli, motra e Arben Markut. Banesa e Arben Markut është në proces legalizimi me sipërfaqe aktuale 353.6 m2 ndërtesë, gjithashtu do përfitojë 353.6 m2 njësi banimi. Arben Marku ka firmosur akt-marrëveshjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermiri: 03/02/2022 19:59

    Te zaptosh pronat e vendalinjeve dhe te protestosh eshte kulmi, shpellaret duhet te shkojne andej nga kane ardhur keto qelbesira qe e kane kthyer Tiranen ne geto, eshte e turpeshme qe te demshperblehen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor