Protesta e Berishës, Gjiknuri: Nuk është një ngjarje e madhe, do tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Elbasanit, familje të dëshmorëve të rënë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, përkujtuan sot 78-Vjetorin e Çlirimit të Elbasanit.

Në një prononcim për mediat, numri dy i socialistëve theksoi se Shqipëria ka ditur gjithmonë të jetë në kahun e duhur të historisë. Gjiknuri u shpreh se bashkë me aleatët e saj, Shqipëria ka një të ardhme të sigurt.

“Është një ditë e rëndësishme për qytetin e Elbasanit, por edhe për të gjithë krahinën  tonë. Është një moment reflektimi se çfarë qëndrimesh ka mbajtur populli shqiptar dhe populli i Elbasanit karshi ngjarjeve të caktuara të historisë. Siç e karakterizon njeriun në ngjarje të caktuara, ashtu dhe një komb e karakterizon veten e tij se si sillet në momente të caktuara të historisë botërore. Në fakt Shqipëria përgjithësisht ka zgjedhur kahun e  duhur, është rreshtuar me aleatët e duhur dhe Shqipëria ka një të ardhme të sigurt”, tha ai.

Gjiknuri komentoi dhe protestën e nesërme të opozitës në Tiranë, teksa theksoi se Shqipëria ka tashmë jo vetëm lirinë e fjalës dhe të protestës, por dhe një qeverisje më të mirë.

“Këto janë mizaskena, miningjarje në rrugën e madhe të një kombi. Shyqyr që ia kemi ardhur kësaj dite që Shqipëria të mund dhe të protestojë, pra të ketë dhe protesta, por mbi të gjitha të ketë lirinë e fjalës dhe një qeverisje më të mirë, në funksion dhe në dobi të njerëzve. Në fund të fundit nuk është hera e parë që bëhen protesta dhe protesta është një e drejtë legjitime. Shpresoj që të mos rikthehen reminishencat e së kaluarës së personave që s’kanë marrë përsipër ta udhëheqin atë, sepse dihet tendenca e tyre ndaj respektimit të rendit dhe institucioneve në këtë vend. Megjithatë, Shqipëria ka parë dhe më keq. Është shumë më e përgatitur se sa ka qenë dhe nga ana tjetër, kombi ka sfida më të mëdha, të krijuara nga ngjarje globale që nuk varen nga ne. Kështu që nga kjo pikëpamje , prandaj e lidha edhe me këtë ngjarje të caktuar të Elbasanit, kemi luftuar për lirinë, për demokracinë, për stabilitetin e këtij vendi dhe kjo është një nga ato ngjarje që do të provojë se stabiliteti i këtij vendi është shumë më i madh se sa interesat e disa aktorëve, të cilët duan të na kthejnë pas”, nënvizoi drejtuesi politik i qarkut Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se Shqipëria është në një qeverisje më të sigurt dhe ka një të ardhme më të sigurt, pavarësisht nga vështirësitë e krijuara si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. 

“Nuk kam një mesazh për kryedemokratët, se aty ka shumë të tillë, por mesazhi im është që shqiptarët vërtet janë në një moment të vështirë sa i përket ngjarjeve që lidhen me luftën dhe me inflacionin, por ju them një gjë: -Shqipëria është në një dorë më të sigurt, është në një qeverisje më të sigurt dhe ka një të ardhme më të sigurt, pavarësisht nga vështirësitë  që ne po kalojmë në momente të caktuara. E rëndësishme është të besojmë tek e ardhmja, të besojmë tek aleatët tanë perëndimorë, të besojmë tek kjo zgjedhje që kemi bërë dhe sot duke u rreshtuar në kahun e duhur të historisë. Çdo gjë tjetër do të jetë një ngjarje më shumë, që njeriu duket sikur i jep rëndësi gjatë ditës, por kur kthen kokën pas pak vitesh, kupton që ajo s’ka qenë ngjarje për t’u preokupuar. Kështu do të jetë edhe kjo protestë”, deklaroi Gjiknuri.

I pyetur nëse z. Llatja do të rikandidojë, numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë përpara  dhe se kryebashkiaku Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë  për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Z. Llatja ka siç edhe e keni parë dhe në aktivitetet tona publike, ka bërë punën e duhur. Është kryebashkiak që e ka treguar veten në lartësinë e duhur. Natyrisht dhe këtu mund të ketë nevojë për reflektime dhe mund të ketë kritika. Si çdo njeri që drejton dhe mund të gabojë, por pikërisht prandaj jemi këtu të gjithë bashkë me kolegë dhe me bashkëpunëtorë të PS, por dhe përtej PS, për të bërë më të mirën e mundshme për qytetin e Elbasanit. Do ta merrni vesh në kohën e duhur, por unë po e them opinionin tim për z. Llatja, dhe fakti është se me z. Llatja Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë dhe pse? Sepse ka mbështetjen e qeverisë shqiptare e cila për Elbasanin ka menduar dhe një sërë investimesh që do të ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve të këtij qyteti duke e transformuar, duke ndihmuar në ekonomi. Gjithmonë vërini gjërat në krahasim, me qeverinë socialiste dhe me bashkinë me PS , gjërat janë në drejtim të sigurt. Dhe qeveria shqiptare dhe unë personalisht jam i angazhuar ta bëjmë këtë përditë”, deklaroi Gjiknuri.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 11/11/2022 10:30

    Protesta e neserme behet nga tepsia,timon dhe kazani,per tepsine,timonin dhe kazanin. Pjesmarresit jane ca copa mishi me dy sy, trushpëlarë qe i motivon tepasia,timoni e kazani i opozites salihlike e pozitës edvinrilindja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët