Ushtria amerikane ka nisur një raund të ri sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve të huaja të dyshuara për trafikim narkotikësh, duke vrarë tetë persona.

Komanda Jugore e SHBA-së njoftoi në rrjetet sociale se kishte goditur tre anije në Paqësorin Lindor.

“Inteligjenca konfirmoi se anijet po kalonin tranzit përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishin të përfshira në trafikimin e drogës”, tha Komanda Jugore e SHBA-së në një postim në X.

Pamjet e publikuara tregojnë anijet duke lëvizur nëpër ujë përpara se të ‘përpiheshin’ nga shpërthime të mëdha.

SHBA-të kanë goditur më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe pranë Venezuelës , si pjesë e fushatës së përshkallëzuar të Donald Trump kundër trafikimit të drogës në rajon. Të paktën 90 të dyshuar si kontrabandistë droge janë vrarë.