Protesta e biznesit të vogël, Luan Baçi: 250 biznese në Fier kanë mbyllur licencën

Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi, i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do çojë drejt mbylljes së bizneseve. Vetëm në qarkun e Fierit, tha Baçi, nga 1300 biznese, 250 prej tyre kanë dorëzuar licencën për shkak të taksave dhe përfshirjes në skemën e TVSH. 

Janë 1300 biznese si qark, 450 për bashkinë e Fierit, kanë aplikuar 250 biznese gjatë këtij muaji për të mbyllur licencën. Dhe biznese të tjera kanë deklaruar se do mbyllin licencën për 2-3 muaj. Qeveira, shteti, nuk do të fuitojë por do të humbasë, pasi do ta detyrojë të mosdeklarojë të ardhurat. Do mbrojë të ardhurat e veta përsa kohë është vendosur kjo masë ndaj biznesit. 

Luan Baçi, kryetar i degës së PD në Fier 

Sipas tij zgjidhje është rritja e pragut të vendosjes së TVSH në pragun 100 milionë lekë. "Kjo do shtynte biznesin e vogël që të priste faturat dhe të detyronte biznesin e madh që të priste faturat", tha Baçi duke shtuar se PD ka parashikuar në programin e saj rritjen e pragut të TVSH-së në 120 milionë lekë në vit për biznesin e vogël.  

Deputeti i PD akuzoi administratën tatimore se ka bërë presione ndaj biznesit për të mos iu bashkuar protestës një orëshe një ditë më parë. Ai tha gjithashtu se biznesi i vogël në Fier do protestojë të hënën përpara Prefekturës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta