Numri i personave të lënduar nga protesta ka shkuar në 35. Mes tyre janë 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe një punonjës sigurie, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas bilancit të përditësuar në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT.

Ministria bën me dije se aktualisht në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël. Dy efektivë policie janë transferuar nga Trauma drejt QSUT-së.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie. Sipas njoftimit, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Sulmohen institucionet, molotovë dhe gurë drejt efektivëve! Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë