1792428321_protestatkunderqeverise.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 8 persona janë paraqitur në spital gjatë orëve të fundit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas dëmtimit gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.

Katër prej të lënduarve kanë qenë kalimtar të rastit, 2 efektivë policie dhe 2 protestues. Tre prej të lënduarve janë shtruar për mjekim të mëtejshëm në spital ndërkohë që njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Që nga nisja e protestave të dhunshme e deri më sot, kanë mbetur të lënduar në total 320 persona, 192 prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë (mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:

Në SUT janë paraqitur 6 persona:

-           1 efektiv policie

-           1 protestues

-           4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:

-           4 protestues

-           1 efektiv policie

-           1 përfaqësuese e medias

-           3 kalimtar

Në QSUT janë paraqitur 2 persona:

-           1 efektiv policie

-           1 protestues

Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.

 

Përmbledhje: Në datat 13 - 21 tetor 2026  në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:

-           Spitali universitar i Traumës

-           QSUT

-           Spitali Rajonal Durrës

-           Spitali Rajonal Vlorë

-           Spitali Rajonal Lezhë

 

Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:

•          192 efektivë të Policisë së Shtetit;

•          92 protestues;

•    36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).