Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar të dielën pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike që u mbajt një ditë më parë në kryeqytet, duke e cilësuar përdorimin e bombave molotov si “armë vdekjeprurëse” dhe duke kërkuar që Kodi Penal të trajtojë qartë pasojat që shkaktojnë ato.
Reagimi i Braçes vjen pasi demokratët akuzuan policinë për përdorim të dhunës dhe për hedhje të gazit lotsjellës të skaduar, duke pretenduar se janë helmuar protestues dhe gazetarë.
Në një postim në rrjetet sociale, të cilën e shoqëroi me foto të flakëve që vunë në rrezik të pranishmit, Braçe tha se gjatë protestës në bulevard, molotovi vuri në rrezik jo vetëm efektivët e policisë, por edhe gazetarët që po raportonin nga terreni.
"Si ishte ajo, “kanë helmuar gazetarët”?! Po për t’i djegur kush për pak i dogji?! Në foto janë fotoreporterët Florion Goga dhe Armando Babani thuajse në flakë! Janë edhe policet mu aty, në flakë! Tani, molotovi është armë, madje armë vdekjeprurëse; Kodi Penal është ne kuvend dhe Kodi Penal duhet të reflektojë-materializojë armën molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!" shkruan Braçe në Facebook.
Gjatë protestës së demokratëve, u regjistruan skena të pastra dhune kur një grup protestuesish hodhën bomba molotov drejt forcave të rendit dhe godinës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr.
Postimi i plotë e Erion Braçes në Facebook

Komente













Kur nje adoleshent ne Greqi gjuajti me motollof ndaj nje polici dhe i dogji kemben kur me vone ai polic fatkeqesisht humbi dhe jeten e gjithe drejtesia Greke u ngrit ne kembe.Ai adoloshent komunikonte me prinderit vetem nepermjet avokatit, sa here paraqitej ne gjyqe sillej i shoqeruar nga shume forca te armatosura nuk arrije dot ta shikoje dhe sot eshte duke vuajtur denimin d dhe vazhdon me shume procese gjyqesore.Ne Shqiperi drejtesia fle gjume ose mbyll syte perpara krimineleve te vertet qe sot psh krimineli Gredecit po lobon kunder vendit po e nxin Mehdi burracaku funderrina qe sot duhet te ishte ne burg bashk me Shkelzen Berishen qe dje kishte armatosur protestuesit me gure dhe motollofe !Ne emer te kujt i bejn ato protesta te dhunshme??? Kush i financon?? Berisha dhe familja e tij jane frymezuesit e krimit nuk ngopen duke pare gjak e rremuje.Nje statistik te beni sa vrasje me pages apo pa pages jane bere qe kur zbriti Berisha nga ballkoni!
Përgjigju