Një person është arrestuar ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në gjëndje të lirë pas dhunës së ushtruar dje para bashkisë së Tiranës gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë e Ilir Metës.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se ai është Bledar Krasniqi, 39 vjeç dhe siguron videon e momentit kur ai me fytyrë të mbuluar hedh 2 copa molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës. Një tjetër ia ndez.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
Bledar Krasniqi 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" informoi sot policia e Tiranes.
Video u sigurua nga gazetari Sokol Dema.
Protesta e opozitës për dorëheqje të Erjon Veliajt pritet të rikthehet sërish më 21 qershor.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45
Janë 1001 arsye për të protestuar por nuk ka asnjë arsye për të shkatërruar pronën shtetërore dhe atë publike.... Duhet të protestohet por jo të shkatërrohet. Rroftë SHQIPËRIA
PërgjigjuMa cfar pjellash verioret, si mo bur e shitke veten kaq left, dhe behesh kontigjent I Durim Bamit, a e kupton sa te jeni ne kete te Pd asnjeher sdo fitoni
PërgjigjuPlaseni në burg qelbësirën. Këta maskarenj dhe rrugaçë nuk kan vënd mes njerëzve. Vëndi i tyre është në burg.
PërgjigjuNga mbiemri duket si nga veriu pavarsisht se eshte banues ne Tirane dmth grupi i banditeve te organizuar Berisha +Meta bashkpunon me terroristet e veriut qe besojn se Shqiperin do ta shkaterrojn prap do ti vene flaken dhe do grabisin me dokumenta te fallsifikuara bregdetin shqiptar sic bene kur ishte Berisha ne pushtet! Asnje leshim nuk duhet te kete per kete grup kriminal te armatosur qe udhehiqet nga krimineli Elbasanit Gazmend Bardhi!
PërgjigjuGjykatat shqiptare (konkretisht ajo e Tiranes) duhet t'u jape fund krimeve mjedisore qe po kryhen perpara nje institucioni te rendesishem sic eshte bashkia e kreyqyteti te Shqiperise. Na vjen turp nga miqte amerikane qe nuk e kuptojne pse digjen gomat?!
PërgjigjuE nevojshme dhe e domosdoshme veprimi i policis me dore hekurt e konform ligjeve te shtetit.
Përgjigju