Protesta e diasporës në seancë plenare, kërkohet mundësia për të votuar: Këta që janë në pushtet e kanë premtuar që në 2009

Përfaqësuesit e diasporës që protestuan brenda ambjenteve të Parlamentit dhanë një prononcim për mediat ku bën thirrje edhe një herë të respektohet Gjykata Kushtetuese dhe të mundësohet vota e diasporës për zgjedhjet e vitit 2025. Një prej tyre shtoi se Garda kur i nxorri jashtë nga salla e Parlamentit edhe i kërcënoi.

'Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë një vit kohe për të miratuar një kod  të ri që mundëson votën e diasporës. Nuk kemi akoma propozim ligjor për kodin e ri zgjedhor dhe vijojmë presim afati ka kaluar. Komisioni vepron me dyer të mbyllura. Komisioni ka marrë nga diaspora mendimin', thotë një protestues.

'Ka kaluar 3 muaj dhe nuk ka akoma propozim, në 2009 e kanë premtuar votën e diasporës këta që janë sot në qeveri dhe thonin na pengon PD-ja. Pas kaq shumë vitesh në qeverisje. Ka pas pafund organizata dhe kanë thënë që do e bëjnë votën e diasporës në 2021, jemi në 2025 dhe mesa duket nuk do e bëjnë. Prandaj ky aksion ishte për t’i zgjuar pak nga gjumi', thotë një tjetër protestuese.

'Garda na kërcënuan dhe na thanë hajde se do flasim bashkë, ishte dikush aty me kollare, shikojeni se do na përndjekin', shton protestuesi.

Nga ana tjetër, një prej protestuesve ka debatuar me një përfaqësues të gardës, teksa ky i fundit nuk e lejon të protestojë brenda ambienteve të Kuvendit, vetëm të qëndrojë si vizitor.

Gardisti: Nuk iu lejohet të bëni protestën para sallës.

Protestuesi: Kush nuk e lejon? Ju nuk e lejoni?

Gardisti: Nuk e lejon rregulli.

Protestuesi: Ky është institucion kushtetues. Ju lutem kamerat na ndjekin se ka mundësi të na vënë prangat.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit