Protesta e mjekëve tremb
qeverinë, zhbllokohen pagat

Protesta e mjekëve tremb <br />qeverinë, zhbllokohen pagat
TIRANE- Protesta e paralajmëruar për ditën e hënë e të gjithë bluzave të bardha të vendit ka vënë në alarm qeverinë. Kjo ka bërë që në kohë rekord të mund të zhbllokohen pagat e 12 mijë mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin.

Të parët që i kanë marrë kanë qenë mjekët e Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", të cilët i kanë pasur pagën e dhjetorit në llogarinë e tyre bankare që në orën 16:00 të pasdites, më pas thesari ka bërë transfertat drejt llogarive bankare të spitaleve të Korçës dhe të Tropojës dhe më pas drejt spitaleve të tjera të vendit.

Ndërkohë që puna ka vijuar nëpër banka edhe gjatë pasdites së djeshme, për të bërë kalimin e të gjithë pagesave të bluzave të bardha, që edhe nëse nuk u kalojnë gjatë ditës së sotme, të hënën në orën 08:00 të mëngjesit i kanë të gjithë paratë në dorë. Gjatë paradites së djeshme, kreu i sindikatës së infermierëve të vendit, Sabri Skënderi, paralajmëroi se do të paralizonin të gjithë shërbimin shëndetësor, nëse deri ditën e hënë nuk u kalonte paga e dhjetorit. Kaq ka mjaftuar dhe në mesditë pagat janë zhbllokuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës