Protesta e naftëtarëve, Rama:
Privatizimi i ARMO, akt kriminal 

Protesta e naftëtarëve, Rama:<br />Privatizimi i ARMO, akt kriminal <br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e të hënës një videokonferencë me naftëtarët e ARMO, të cilët protestojnë për të rifilluar puna dhe për të marrë rrogën e prapambetur të muajit dhjetor.

Njëri nga naftëtarët në takimin virtual i ka pyetur dhe i ka kërkuar Ramës, "nëse do ta mbajë apo jo premtimet kësaj radhe?". Në videokonferencë me kryeministrin Rama ishin edhe Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknurin si dhe ai i Financave Arben Ahmetajn. 

Kreu i qeverisë duke cekur thelbin e problemit të ARMO-s, vështirësitë financiare të kompanisë, tha se privatizimi ka qenë akt kriminal. “Ne kemi marrë një të vdekur që duhej ringjallur. Pronari i ARMOS nuk është shtetit. Në duam të bëjmë çmos që të nxisim investitorët e mundshme për ta ringritur”, u shpreh Rama. Ndër të tjera Rama tha se ajo rafineri është dizajnuar për naftën, qysh në gjenezë është projektuar për të shfrytëzuar atë burim.

Nga ky komunikim në distancë, naftëtarët paralajmëruan se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen për pagat e prapambetura, statusin e naftëtarit dhe rifllimin e punimeve në rafineri, do udhëtojnë sërish në këmbë drejt Tiranës. Por Rama iu përgjigj se se ky qëndrim i kujtonte deputetin e PD, Flamur Noka, ndërsa kërkoi nga naftëtarët që të mos udhëtojnë më në drejtim të kryeqytetit. 

"Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi. Mos bëj Flamur Nokën aty", iu drejtua Rama një prej naftëtarëve. 

Gjiknuri: Çështja e statusit do marrë zgjidhje
Naftëtarët i kanë paraqitur kërkesat e tyre, ndërkohë që ministri Gjiknuri i ka premtuar se “Do të jenë grupi i parë që do të trajtohet me shpejtësi”. "Përsa i përket statusit të naftëtarit, ju duhet të bëni gati sa më shpejt dokumentet përkatëse dhe ne do tju trajtojmë me përparësi", u shpreh Gjiknuri. 

Ahmetaj: Asnjë investim te ARMO pas privatizimit
Gjatë takimit me naftëtarët, Ahmetaj, kanë thënë se asnjë investim nuk është bërë në kompaninë në fjalë, gjatë kohës që u privatizua. Ahmetaj ka shpjeguar se kjo situatë falimentimi ka ardhur si pasojë borxheve ndaj bankave dhe punonjësve.

“Nuk po ua them për të justifikuar atë çfarë ka ndodhur por për të treguar fillimin e kësaj çështjeje. Ne kemi marrë masat ligjore se nuk kemi qenë dakort më atë shpërbërje të asetit për shkak të trashëgimisë. Kur ne u interesuam pjesën më të madhe të asetit e kishte sekuestruar banka , ata e kishin marrë që në fillim kur Rezart Taçi kishte marrë borxh 100 milion lekë. 

Aty nuk është investuar asnjë lek gjatë kohës që u privatizua. Ne do të ndjekim ligjërisht këtë rast duke filluar që nga asetet, borxhet dhe detyrimet e tjera
”, ka thënë Ahmetaj ndërsa ka proozuar ngritje e një grupi punë për të proceduar në lidhje me statusin e naftëtarit. 

Naftëtarët të pakënaqur: Pretimet s'janë të besueshme
Pas videokonferencës me kryeministrin Edi Rama zhvilluar në prefekturën e Fierit, naftëtarët kanë dalë të pakenaqur. Nga ana e tyre naftëtarët kanë thënë se nuk janë të besueshme premtimet e kryeministrit. Nga ana tjetër, krerët sindikatës kanë thënë se së shpejti kryeministri vjen në Ballsh dhe pritet që Uzina të rifillojë punë.

Er.K-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?