Protesta e ngjyrave, Bienalja e
Mesdheut ndryshon Tiranën

Protesta e ngjyrave, Bienalja e<br />Mesdheut ndryshon Tiranën
Të 230 pjesëmarrësit që kanë ardhur për Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Tiranë, të çelur më 3 maj në Bari dhe që do të vazhdojë për pesë ditë deri më 9 maj në Shqipëri, kanë nisur të përcjellin energjinë e tyre pozitive në të gjitha territoret ku kanë vendosur të realizojnë performancat artistike.
 
Një surprizë e papritur e kësaj bienaleje është ndërhyrja në projektin arkitekturor të kryeqytetit. Shkurt, artistët e bienales kanë vendosur të provokojnë. Po lyejnë sheshin “Nënë Tereza” dhe po e mbushim me ngjyra e figura të ngjashme me qilimat.
 
Në këto elementë ka ndërthurje traditash të endjes së tyre nga të gjitha vendet e rajonit. Ndoshta kjo performancë gjigante ka lidhje me vetë konceptin e Presidentes së Bienalas, Dora Mei.
 
“Perspektiva e së ardhmes”, do ta quante me fjalë të tjera kuratorja Mei realizimin e veprave të tilla, ku sipas saj “Synimi i performancave të kësaj bienaleje është që të respektojmë diversitetin dhe multikulturalizmin. Dhe presidentja e Bienales ka premtuar se “artistët do ta kthejnë në shtëpinë e tyre Tiranën dhe Durrësin”.
 
 Është pikërisht ajo që tashmë ata po e bëjnë. Po lyejnë sheshin e kryeqytetit shqiptar , tamam si në shtëpinë e tyre. 


[gallery]22106[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar