Bashkimi Europian ka dënuar dhunën në protestën e opozitës në Kosovë, që u zhvillua ditën e shtunë, ndërsa apelon që palët të gjejnë rrugën e dialogut.
Pas reagimit të ambasadoreve të unionit dhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, komisioneri per zgjerimin në BE, Johannes Hahn në një postim në Tëitter shprehu shqetësim për dhunën.
“Shqetësim per përshkallëzimin e dhunës në protestën në Prishtinë. Raportimet për persona të lënduar dhe dëmtimin e pronës publike jane të papranueshme. Palët te vetëpërmbahen dhe t’i kthehen dialogut politik me mjete demokratike”, shkruan Johannes Hahn.
Gjatë protestës u lënduan rreth 30 persona, policë, qytetarë dhe gazetare, si dhe u arrestuan disa aktivistë të opozitës. Megjithatë, partitë opozitare kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë, të cilën e bëjnë përgjegjëse për shkatërrimin e vendit përmes marrëveshjeve per bashkësinë e komunave serbe dhe atë te kufirit me Malin e Zi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com